Sa më natyrshëm të silleni aq më bukur dilni.Mos ja vini re kameramanit,fotografit fare(përveç rasteve kur jua kërkojnë që ti drejtoheni pikërisht atyre),në rastet e tjera bëni qef, qeshni, bisedoni, etj, dhe do te jenë profesionistët e imazhit që do tju inkuadrojnë në mënyrën e duhur.
Mënyra më e mirë për të pasur kujtimet më të bukura nga dita më e bukur e jetës suaj është që të shijoni kohën.
Të silleni natyrshëm, sikur të keni dalë vetëm për vetëm me partnerin/en. Kameramani dhe fotografi janë aty po për ju duhet të jetë sikur ato nuk janë fare aty, pra si të padukshëm. Nëse silleni në këtë mënyrë, keni realizuar 80% të klipit(foto ose video) dhe atë 20% do të jetë vetë fotografi,kameramani që do tju thotë çfarë pozicioni të merrni e si të silleni.
Nëse ju silleni ndryshe rrezikoni të kompromentoni kujtimin më të bukur të jetës suaj. Duke i bërë dëm vetes suaj që do të keni kujtime të alteruara dhe kameramanit apo fotografit, që do të sforcohet shumë për tju bërë gjithsesi diçka të bukur.
Pra një këshillë e mirë do të ishte: silluni sa më natyrshëm dhe kërkoni të krijoni momente kujtimesh të bukura me kë keni përkrah.
Nëse dëshironi që disa momente që i keni shumë për zemër doni që mos ti humbin syrit te fotografit ose kameramanit, duhet ti diskutoni paraprakisht. Për shumicën e rasteve nuk i shpëton gjë syrit të tyre por ndonjëherë ndodh dhe ata se kanë idenë por ju ndoshta e dini, atëherë i tërhiqni vëmendjen, duke u bërë kështu bashkëpunues në filmin apo librin në të cilin do jeni protagonistë.
Studio Ristyle Ju Ofron zgjidhjen më të mirë për dasmën tuaj me kameraman profesionist, fotograf(Ristyle Photography) dhe krijim websitesh profesionale per evenimente dhe biznese...Zgjidhni Studio Ristyle!